(1) ITEM IN MY CART
TOTAL 26,800 L
Grupi i shërbimit në Oktouest dhe cdo pjestar i grupit, përpiqet që të ofrojë tek klientët tanë shërbim të shpejtë, informacion rreth produkteve, garancinë e produktit. mënyrën e pagesës dhe pjesën e servisit.
Ne kemi nje dyqan të mrekullueshëm dhe një ambjent të madh. Kemi nje ekspozitë moderne në të cilën do të gjeni produktin që ju dëshironi.Dyqani jonë gjendet në Rrugën Nacionale Tiranë-Dajt, Pallati Noku shpk, Kati 4, Ap. 33 , që ndodhet afër malit Dajt, një vend i përsosur për të marrë një pushim dreke.Duke qenë vetëm pak minuta nga qendra, per të ardhur tek ne ka linja të mjaftueshme që bëjnë rrugën e Dajtit. Jemi vetëm 10 minuta me këmbë nga stacioni i Kinostudios Linzë.
Ne u japim klientëve tanë të gjithë teknologjinë, softuerin dhe mbështetjen që ata kanë nevojë nga një burim i besueshëm.
Ne ndërtojmë vetë kompjutera, HOME / BUSINESS / GAMING dhe SERVERA sipas deshires tuaj. për shtëpi, për shkolla, për zyra dhe per biznese. Ne mund tju furnizojmë me mijëra produkte thelbësore nga markat e tjera kryesore.
Ne kemi për qëllim të bëhemi partner i besuar për të siguruar që ju të merrni zgjidhjet e duhura, të instaluara dhe të punoni si duhet, në kohë dhe në buxhet.Nëse ju vini në OKTOUEST si një klient i thjeshtë ose gamer ju do të merrni të njëjtin shërbim të klasës së biznesit, duke e ditur se jeni në duart e sigurta të ekspertëve tanë .





